Shefi i Zyres turke: Turqia do te perkrahe çdo zgjidhje qe eshte ne te mire te kosovareve
Albeu.com
"Turqia do te jete gjithmone me kosovaret dhe do te perkrahe çdo zgjidhje e cila eshte ne te mire te tyre", tha shefi i Zyres turke ne Kosove, Volkan Turk Vural, pasi nje takimi qe pati me zevendeskryeministrin Lutfi Haziri.Ai shprehu besimin se periudha e re e negociatave do te jete e dobishme per vullnetin e kosovareve.

“Me duhet te them se Turqia do te jete gjithmone me kosovaret dhe prane kosovareve”, theksoi Turk Vural. Ndersa i pyetur se a do ta pranoj Turqia pavaresine e Kosoves, nese shpallet ne menyre te njeanshme, ai tha se Turqia ka deshmuar se ka qene ketu per kosovaret.

"Ne do te kemi parassyshe se çka do te jete me mire per kosovaret”, tha Turk Vural. Ndersa, zevendeskryeministri Haziri tha se shefi i Zyres turke ka qene autoriteti kryesor i ndertimit te marredhenieve te mira mes Qeverise se Kosoves dhe qeverise e popullit turk. rtk
Shtuar më 07/08/2007, ora 16:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori