Shefi i Urgjencës këshillon: Si të trajtoni në shtëpi kollën dhe temperaturën (VIDEO)
Drejtori i qendrës Kombëtare të Urgjencës Skënder Brataj ka dhënë disa këshilla për qytetarët e vetëizoluar nëpër banesa se si të trajtojnë në kushte shtëpie kollën dhe temperaturën.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, Brataj tregon me detaje se çfarë medikamentesh duhet të përdorim në rastet kur kemi temperaturë, kollë, dhimbje fyti apo diarre.
“
Nëse keni ardhur nga një vend i prekur nga koronavirusi ose
keni qenë në Shqipëri në kontakt me persona të konfirmuar me koronavirus, jeni të lutur të qëndroni në shtëpi për 14 ditë.
Çdo qytetar që në banesë do të shfaqë shenja dhe simptoma, të ndjekë këto këshilla.
Nëse do të ketë temperaturë, të paktën për 2 ditë, mbi 38.5, është e këshilluar ta trajtojë atë me paracetamol, nga 500 deri në 1000 miligramë, për të rritur është 1000 miligramë.
Nëse pas dy ditësh nuk kontrollohet temperatura, mund të
përdorni brufen 400 apo 600 miligramë dhe mund ta bëni edhe nëpërmjet këshillimit me mjekun apo pediatrin.
Nëse do të
keni kollë, mund të
përdorni shurupe të ndryshëm, që përdoren për qetësimin e kollës.
Nëse do të
keni dhimbje fyti, mund të
përdorni spraj, propolis, gargarë, paracetamol apo brufen.
Mund të
përdorni edhe kompleks vitaminash, lëngje frutash, çaj, ushqime të shëndetshme, fruta dhe perime.
Nëse do të
keni vështirësi në frymëmarrje, jo nga paniku, atëherë
merrni numrin 127 për t’u këshilluar me mjekun.
Nëse do të përkeqësohet, mund të ketë nevojë për terapi me antibiotik që mund ta
merrni nga mjeku i familjes.
Nëse përkeqësohet
merrni 127 dhe do vijnë ekipet për t’ju dërguar në spital.
Nëse do të
keni ethe, është një nga gabimet që bëhet duke u mbuluar me batanije, por do të thotë që në atë moment trupi po rrit temperaturën për të luftuar mikrobin në organizëm, nuk duhet të mbulohemi, por të zhvishemi dhe të trajtojmë rritjen e temperaturës.
Nëse temperatura është 39 apo 40, mund të përdorim edhe kompresat me ujë të vakët, sidomos tek fëmijët në rrëzën e kofshës, në sqetulla dhe ballë.
Nëse do të
keni diarre
merrni loperamid ose buskopan. Duhet të kujtoheni për protokollin e higjienës personale. Ruani qetësinë, jemi bashkë. Ajros ambientin, dezinfekto mobiliet, laji duart sa më shpesh, përdor maskën
nëse je në grup me njerëz. Ruaj distancën nga njerëzit.
Simptomat do t’i trajtojmë së bashku, por nuk duhet të themi më shumë nga sa kemi sepse shkuarja në spital mund t’ju infektojë”, tha Brataj.
Shtuar më 14/03/2020,
ora 21:52