Artisti shqiptar krijon tavolinën me të shtrenjtë në botë, ja sa kushton

Helidon Xhixha është artisti shqiptar që ka krijuar tavolinën më të shtrentë në botë.

Tavolina është prodhuar dhe dizenjuar në Itali nga artisti shqiptar. Quhet ‘Tavolina Timless’ dhe kushton 1.890.000 euro.

Veçantia e tavolinës është pikërisht baza e saj, e cila pëbëhet nga dy pjesë të integruara: ajo qendrore prej çeliku dhe baza monumentale me merme të bardhe nga Cervaiole.

Helidon Xhixha, është një nga skulptorët më të kërkuar në Evropë, SHBA, Amerikë Latine dhe Lindje e Mesme. Punët e tij janë prezantuar në sheshet më të njohura të Evropës, ku dallojnë format abstrakte prej çeliku të pandryshkshëm.

Xhixho ka vazhduar studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë dhe më pas është transferuar në Itali. Më pas në vitin 1998, ai ka shkuar në Londër ku ka vazhduar Universitetin Kingston, ku ka përvetësuar mësë miri teknikën e gdhendjes, skulpturës dhe fotografisë. Mediat e huaja shkruajnë se punimet e Helidon Xhixhës konsiderohen si “fatsjellëse” për vendet ku ato vendosen./albeu.com/