Shefi i ri i SHISH me dy emra, zbardhet formulari i dekriminalizimit

Pëlqej
Sot ka dhënë dorëheqjen Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika.

Mësohet se Kreu i ri i SHISH do të jetë Hlidon Bendo i cili është aktualisht zëvendës drejtor në këtë institucion.

Ky emërim ka ardhur nga Edi Rama i cili ia propozoi në një takim të sotëm presidentit Ilir Meta.

Ai ka lindur në 12 maj 1971 në Korçë dhe sipas CV-së është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Toën në SHBA.

formularin e dekriminalizimitBendo ka dorëzuar në Presidencë, thuhet se gjatë periudhës korrik 1991 deri në nëntor 1993 ka qëndruar në Greqi në Evia, Lutsa dhe Athinë si emigrant.

Në shtetin grek Bendo ka pasur emrin Johan, që siç saktëson në formularin e dekriminalizimit e ka emrin e pagëzimit.

Bendo deklaron se nuk është dënuar me ndonjë vendim të formës së prerë dhe as me ndonjë vendim gjyqësor jopërfundimtar.
Shtuar më 30/10/2017, ora 17:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori