Shefi i krimeve të Burrelit në gjendje kritike, me organe të dëmtuara
Musa Skura
Shefi i krimeve të Burrelit Musa Skura, i cili ndodhet ne reanimacion në gjendje kritike për jetën u vizitua sot nga Ministri i Brendshëm Flamur Noka i cili u shpreh se do të bëhet gjithçka për shpëtimin e jetës së Skurës.


Ndërkohë mjekët e këtij spitali shprehen se 50-vjecari Skura ndodhet në parametra stabël por nuk mund të thuhet se është jashtë rrezikut për jetën pasi duhen pritur 48 orë. Shefi i krimeve ka të dëmtuara 5 organe jetësore, ndërsa po bëhet gjithcka për ta mbajtur në jetë.

"I sëmuri kishte dëmtim të pesë organeve, veshkën e djathtë që iu hoq fare, çarje të stomakut e cila u qep, shpretka i cili u hoq, dëmtim të zorrëve të holla dhe të trasha që u qepën dhe dëmtim të pankreasit i cili u qep. I sëmuri gjatë ndërhyrjes morri 9 qese gjak. Aktualisht është në parametra stabël, po situata mbetet shumë e rëndë", thotë mjeku Bardhi Kurti, mjek reaminator në Spitalin Ushtarak.



Ndërkohë drejtori i Spitalit Ushtarak, siguroi se gjendja e Skurës e lejon transportin në Itali, i cili do të realizohet përmes një avioni sanitar. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2013, ora 13:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori