Shefi i EULEX-it vjen sot Tiranë
Shefi i EULEX-it, Xavier De Marnhac do të vijë sot për një vizitë në Tiranë, me ftesë të Zv.kryeministrit dhe ministrit të jashtëm Edmond Haxhinasto. Shefi i Misionit të Bashkimit Europian për Rend dhe Ligj në Kosovë, EULEX, Xavier Bout de Marnhac pritet të takohet në orën 10:00 me ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto ndërsa më pas do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në kuadër të kësaj vizite më tej ai do të takohet Ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani ku dhe do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi mes komponentit të Policisë së EULEX-it dhe Policisë së Shtetit. /albeu.conm/
Shtuar më 05/10/2011, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori