Milan përkrah Shevchenkon, nismë fantastike e kuqezinjve për të ndihmuar ukrainasit (FOTO LAJM)

Prej më shumë se 10 ditësh Rusia vazhdon sulmet e saj në Ukrainë, me qindra ushtarë të vdekur ka nga të dyja palët, ndërsa në Ukrainë raportohen edhe civile të vrarë, mes tyre shumë fëmijë. Presidenti i Ukrainës, Zelensky paralajmëron se nuk do të dorëzohen, ndërsa Putin shprehet se nuk tërhiqet pa iu marrë parasysh kushtet e tij dhe po shton bombardimet.

Në këto kushte kur lufta ka arritur në një pikë shumë të vështirë për popullin ukrainas, Andriy Shevchenko, i cili vazhdimisht bën apel për ndihmë, dhe për këtë i ka ardhur në ndihmë ish-klubi i tij, Milan.

Kuqezinjtë kanë vendosur në shitje një fanellë speciale me Andriy Shevchenko për të mbledhur para për njerëzit në Ukrainë. Fanella është frymëzuar nga ajo e veshur në finalen e Champions League 2002/03.  Të gjitha paratë e fituara nga kjo shitje do të shkojnë për popullin ukrainas./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.03.2022 13:52