Shefer: Te kryhet sa me pare puna e paperfunduar ne Kosove
Albeu.com
Brishtesia politike ne Kosove duhet te zgjidhet se shpejti. Keshtu ka deklaruar Sekretari i pergjithshem i NATO-s Jap de Hop Shefer, duke terhequr verejtjen per jostabilitet potencial ne Evrope nese nuk zgjidhet statusi i Kosoves.Sekretari i pergjithshem i NATO-s deklaron se statusquoja e Kosoves nuk mund te shtyhet ne pafundesi

Brishtesia politike ne Kosove duhet te zgjidhet se shpejti. Keshtu ka deklaruar Sekretari i pergjithshem i NATO-s Jap de Hop Shefer, duke terhequr verejtjen per jostabilitet potencial ne Evrope nese nuk zgjidhet statusi i Kosoves. "Evropa, ne vecanti Ballkani, ka nevoje per nje vendim lidhur me kete çeshtje", ka thene dje Shefer. "Puna e paperfunduar ne Kosove eshte me mire te kryhet se shpejti se sa te lihet me vone. Statuskuoja nuk mund te mbahet deri ne pafundesi. Ne nuk mund te lejojme te kemi limbo politike ne zemer te kontinentit. Ne kemi pare me heret se ç'mund te sjelle kjo", ka thene Shefer. rtk
Shtuar më 02/08/2007, ora 15:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori