Shefa rendi dhe krimesh, kush janë drejtuesit e policisë të arrestuar në Vlorë
Ditën e sotme operacion kundër kultivimit të kanabisit në Vlorë, solli arrestimin e 27 personave dhe shpalljen në kërkim të 4 të tjerëve. Gjithashtu Gjykata e Vlorës bëri ekzekutimin e 5 masave të sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe të 5 masave të sigurisë ”Detyrim për paraqitje”.

Aksioni ishte i përqëndruar në zonën e Vlorës dhe Himarës, specifikisht në fshatrat Kuç dhe Nivicë.

Mes 27 të arrestuarve janë dhe disa punonjës të Policisë së Shtetit, me funksione të ndryshme, si shef komisariati, shef krimesh apo inspektor. Në pranga kanë rënë: Arjan Tase, shef i komisariatit Himarë; David Fakaj, polic i patrullës së Përgjithshme; Artur Veshaj, shef i krimeve në Himarë; Ilir Kadena, inspektor krimesh në Himarë; Alem Llanaj, punonjës policie në Himarë; I.J, punonjës policie i shpallur në kërkim.

Gjatë periudhës hetimore gjashtëmujore janë asgjësuar një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike canabis sativa, në territoret e Bashkive Selenicë dhe Himarë, janë sekuestruar 120.9 kg lëndë e dyshuar narkotike, janë sekuestruar 4 armë gjahu, dylbi, një pistoletë sportive, 39 telefona celular
Shtuar më 14/12/2020, ora 14:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori