SHBA: Zgjidhja për Kosovën është pavarësia
Albeu.com
SHBA mendojnë se zgjidhja për Kosovën është pavarësia, tha dje zëdhënësi i Departmentit të Shtetit duke dhënë përgjigjje në pyetjen se cfarë mendonte Washingtoni lidhur me propozimin e delegacionit serb për një status të një autonomie substanciale për Kosovën, propozim të cilin ata e bënë në takimin e së dielës në Bruksel. "Pavarësia si një zgjidhje ishte edhe propozimi i Z. Ahtisaari pas një periudhe të gjatë takimesh midis dy palëve. Propozimi i serbëve është përsëritje e qëndrimit të tyre tashmë të vjetër lidhur me këtë
çështje. Ka mbetur ende pakëz kohë për negociata, mirëpo mendoj se pikëpamja e SHBA mbetet shumë e qartë", tha dje zëdhënësi i Departmentit të Shtetit Tom Casey. Ai theksoi se takimi në Bruksel ishte një takim i dytë i drejtpërdrejt në të cilin treshja ndërkombëtare solli bashkë përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë. Ai tha se secila palë poashtu ka pasur edhe takime të veçanta me treshen në përpjekje për të arritur marrëveshje në disa fusha. "Ju e dini se kjo është një çështje e vështirë, mirëpo treshja do të vazhdojë me përpjekjet e saj. Siç e dini Sekretari i Përgjithshëm ka kërkuar një raport të treshes më 10 dhjetor lidhur me përpjekjet e
tyre për statusin. Do ta shohim se deri ku do të mbërrijmë", tha Casey duke shfaqur dëshirën e SHBA-së për një marrëveshje midis palëve e cila do të ishte e pranueshme për të gjithë. "Mirëpo, ashtu sic edhe kemi thënë, nëse nuk do të ketë një marrëveshje deri me 10 dhjetor, atëherë atë që presim të ndodhë është
të lëvizim përpara, siç e dini, me një pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën në përputhje me propozimin e z. Ahtisaari", tha dje përsëri zëdhënësi i Departmentit të Shtetit duke përsëritur të tretën herë brenda javës qëndrimin tashmë shumë të qartë të Washingtonit për
pavarësinë e Kosovës. /S.gashi/rtk
Shtuar më 17/10/2007, ora 00:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori