SHBA: Te zgjidhet kriza me konsensus
Pëlqej
Albeu.com
SHBA kane bere thirrje per nje zgjidhje te drejte dhe konsensuale te krizes me te fundit politike ne Shqiperi, ku, si pasoje e saj 10 deputete jane ngujuar prej gjashte ditesh ne greve urie.Me ane te nje deklarate per “Shqip”, ka reaguar zedhenesi i ambasades amerikane ne Tirane. Pyetjes se a ka pasur kontakte me greven e urise se 10 deputeteve, zedhenesi i ambasades se SHBA-se, iu pergjigj: “E ndjekim situaten nga afer dhe nxisim nje zgjidhje nepermjet konsensusit”.

Nderkaq, ne lidhje me komentin per ceshtjen e Kodit Zgjedhor, zedhenesi i ambasades deklaroi se rregullat, rregulloret dhe aspektet teknike te zgjedhjeve dhe procesit zgjedhor kane nevoje per nje diskutim nepermjet mjeteve te hapura dhe bashkepunuese.

Gjithashtu, selia diplomatike e Uashingtonit ne Tirane, ka theksuar qendrimin zyrtar qe “zgjedhjet e ardhshme ne Shqiperi, do te jene nje prove e vertete e nivelit te demokracise se saj, nderkohe qe Shqiperia vazhdon rrugen e saj per nje integrim te plote euroatlantik”.

Deklarata, edhe pse ka qene qendrimi i pare i ambasades amerikane pas nisjes se greves se urise, perben nje deklarim konstant te Uashingtonit zyrtar, i cili ka kerkuar nga Shqiperia qe te ece ne rrugen e integrimit, duke zbatuar te gjitha standardet nderkombetare ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Shtuar më 15/11/2008, ora 15:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori