U nevrikos keq prej një mesazhi, i riu i merr jetën të dashurës

Një djalë nga Pensilvania shpërtheu nga xhelozia pasi lexoi se e dashura mori një mesazh nga ish-i.

Në nerva e sipër, ai e rrahu për vdekje dhe më pas telefoni një taksi për ta dërguar trupin e pajetë me urgjencë në spital.

Nicholas Forman, 23 vjeç, është arrestuar dhe do të dënohet për vrasjen e 22-vjeçares Sabrina Harooni.

Nicholas përballet me akuza të rënda, por ende nuk është vendosur me sa vite burg është dënuar.

Sipas deklaratës së arrestimit, Harooni ishte rrahur keq dhe ekspertët mjekësorë thonë se humbi jetë për shkak të traumës në kokë ose mungesës së oksigjenit.

Forman thërriti një taksi dhe mori trupin e pajetë për ta dërguar në spital të hënën, njofton policia.

Aty, ai i tha stafit mjekësor se Harooni, e dashura e tij prej shtatë muajsh, ishte sulmuar një natë më parë nga një grup femrash.

Mjekët që ekzaminuan Haroonin zbuluan se ajo ishte sulmuar keq, pasi kishte pësuar trauma të rënda në kokë.

Stafi i spitalit i tha policisë se trupi i saj ishte ‘i ftohtë’ kur u soll nga Forman dhe kishte gjak të tharë në hundë. Më pas, zbuluan se kishte vdekur.


Shtuar 7.02.2020 17:06