SHBA-te presin shtrirjen e Euleks ne tere Kosoven
Pëlqej
Albeu.com
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) presin që Euleks të sistemohet në tërë territorin e Kosovës deri në fund të këtij ose në fillim të vitit të ardhshëm.
Këtë sot e deklaroi përfaqësuesi amerikan përgjegjës për Ballkanin, Stjuart Xhons.

"Besoj se Euleks do të sistemohet në Kosovë ashtu siç ishte planifikuar", tha Xhons në intervistën për të përditshmen "Koha ditore" të Prishtinës.

Ai bëri të ditur se SHBA-të presin që Euleks të shtrihet dhe të jetë funksional në tërë Kosovën.

"Nuk shikoj arsye se pse misioni nuk do të shtrihej në veri, njëjtë sikurse në pjesët tjera të Kosovës", shtoi Xhons.

Ai përjashtoi mundësinë për çfarëdo negociatash rreth pavarësisë dhe integritetit territorial të Kosovës, por deklaroi se "gjithmonë do të ketë negociata për çështje tjera, diçka që është paraparë edhe me planin e Ahtisarit".

Xhons shtoi se SHBA-të e konsiderojnë si shumë të rëndësishëm misionin evropian në Kosovë dhe për shkak të kësaj i kanë dërguar gjykatësit, prokurorët dhe policët e tyre, të cilët marrin pjesë në misionin. (rtk)
Shtuar më 10/11/2008, ora 20:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori