SHBA-te mbeshtesin pavaresine e Kosoves
Albeu.com
"Ne edhe me tutje e mbeshtesim pavaresine e Kosoves dhe besojme se nese te dyja palet nuk arrijne marreveshje, plani i Ahtisarit eshte menyra me e mire per te vazhduar me tutje', thuhet ne deklaraten e Ambasades Amerikane ne Shkup"Ne edhe me tutje e mbeshtesim pavaresine e Kosoves dhe besojme se nese te dyja palet nuk arrijne marreveshje, plani i Ahtisarit eshte menyra me e mire per te vazhduar me tutje, nese palet nuk arrrijne marreveshje', thuhet ne deklaraten. SHBA-te e mbeshtesin "kete tentim serioz dhe te fundit per te arritur njefare marreveshje mes dy paleve. SHBA-te besojne se plani i Ahtisarit duhet te jete baze per bisedimet e ardhshme mes paleve.

Po ashtu, besojme se udhezimet e Grupit te Kontaktit vlejne edhe me tutje. Trojka, e perbere nga SHBA-te, Rusia dhe Bashkimi Evropian, do te punoje nen patronazhin e Grupit te Kontaktit dhe do ta ndihmoje vargun e takimeve mes Beogradit dhe Prishtines. Periudha kohore per keto takime eshte e kufizuar. Sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara kerkoi nga Grupi i Kontaktit te parashtrojne raport deri me 10 dhjetor dhe Grupi i Kontaktit do ta respektoje kete afat, thuhet ne fund te deklarates se sotme ambasades amerikane ne Shkup. (Makfaks)
Shtuar më 14/08/2007, ora 18:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori