SHBA-të nuk do të braktisin Kosovën
Albeu.com
Autoritetet kosovare kanë marrë edhe një herë premtimin se do të kenë mbështetjen amerikane për ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës. Këtë e ka bërë ditur drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Henrietta Holsman Fore.Këtë e ka bërë ditur gjatë një takimi që zhvilloi me kryeministrin Hashim Thaçi, drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Henrietta Holsman Fore. Ajo premtoi se administrata amerikane do të japë konsulencën e saj të nevojshme për prishtinën zyrtare dhe se ndihmat do të jenë të llojeve të ndryshme. Pas takimit me presidenti Sejdiu dhe kryeministrin Thaçi, Fore shfaqi bindjen se Kosova do të marrë mbështetje të madhe në konferencën e donatorëve, që do të mbahet në Bruksel. SHBA-ja, përmes USAID-it, ka investuar 1.2 miliardë dollarë në Kosovë. (start)
Shtuar më 19/05/2008, ora 05:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori