SHBA-të mund ta pranojnë pavarësinë e Kosovës në mënyrë
Albeu.com
Visner ka paralajmëruar se nëse bisedimet deri më 10 dhjetor nuk sjellin ndonjë rezultat, SHBA-të janë të gatshme që njanshëm ta njohin shpalljen e pavarësisë së Kosovës.SHBA-të sipas të gjitha gjasave do të mund ta pranojë pavarësinë e Kosovës në mënyrë unilaterale, raporton agjencia së lajmeve APA. Diplomati amerikan Frank Visner ka deklaruar se vendi i tij është duke i shqyrtuar mundësitë e njohjes së pavarësisë Kosovës.
Visner ka paralajmëruar se nëse bisedimet deri më 10 dhjetor nuk sjellin ndonjë rezultat, SHBA-të janë të gatshme që njanshëm ta njohin shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se ajo që do të ndodhë pas asaj date /10 dhjetor/ do të varet nga vendimet e qeverive të vendeve të pavarura, gjë që aludon në skenarin sipas të cilit Kuvendi i Kosovës do ta shpallte pavarësinë, ndërkohë që secili nga vendet veç e veç do të vendoste nëse do ta njihte atë, apo jo.

Diplomati amerikan ka porositur pushtetarët në Beograd se vendi i tij “edhe më tej dëshiron t’i anancojë marrëdhëniet me Serbinë”, por se Uashingtoni gjithashtu dëshiron paqë dhe stabilitet në rajon, dhe se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet.

Nga liderët kosovarë 120 ditëshi konsiderohet si kompromisi i fundit nga ana e Kosovës për të arritur deri te pavarësia.
Shtuar më 18/08/2007, ora 16:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori