SHBA të kënaqura me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shumë sht
Albeu.com
Ndërsa numri i vendeve të botës që kanë njohur shtetin dhe pavarësinë e Kosovës po i afrohet shifrës tridhjetë, Shtetet e Bashkuara kanë shfaqur kënaqësinë për një reagim të tillë pozitiv nga vende nga të gjitha kontinentet."Natyrisht se jemi të kënaqur që aq shumë shtete rreth e rrotull botës kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ku janë edhe shumë vende të Bashkimit Evropian. Ne presim edhe vendet të tjera ta njohin", tha zëdhënësi i Departmentit të Shtetit Tom Casey.
Ai nënvizoi se Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, NATO-ja dhe përgjithësisht e tërë bashkësia ndërkombëtare qenë angazhuar për zgjidhjen e statusit
përfundimtar të të Kosovës i cili tani është zgjidhur.
Casey ka nënvziuar rëndësinë e zotimit të mëtejmë të bashkësisë ndërkombëtare jo vetëm për sigurinë e Kosovës, me praninë e mëtejme të NATO-së, por edhe ndihmën ekonomike siç tha 'për qeverinë dhe popullin
e Kosovës'. Ai ka shtuar se një nga formulimet në planin e Ahtisaarit ishte edhe argumentimi se çelës i zhvillimit ekonomik të Kosovës ishte zgjidhja e statusit të saj. Casey konfirmoi edhe ndihmat amerikane dhe
evropiane për zhvillimin e Kosovës dhe se këto zotime tashmë ishin bërë në bisedimet e Washingtonit me disa vende të Bashkimit Evropian.
"Përveç kontributeve të Shteteve të Bashkuara, gjithashtu edhe shumë vende evropiane kanë thënë se duan të ndihmojnë financiarisht", tha Casey. Në aspektin e sigurisë zëdhënësi i politikës së jashtme
amerikane tha se forcat e NATO-së do të qëndrojnë në Kosovë derisa institucionet e Kosovës, përfshirë edhe forcat e saja të sigurisë, janë të gatshme dhe të afta të ruajnë vetë rendin dhe qetësinë. (S.gashi-rtk)
Shtuar më 06/03/2008, ora 23:22
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori