Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
SHBA: Serbia si aspirant per BE, te siguroje stabilitet per Kosoven
Albeu.com
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Philip Gordon, ka thënë se historia "problematike" e Ballkanit, si në fillim, ashtu edhe në fund të shekullit njëzet, ka qenë rezultat i "kufijve të paharmonizuar gjeopolitikë dhe etnikë" dhe i mosekzistimit të mekanizmave adekuatë politikë, që kjo të kapërcehet.
Gjatë një ligjërate të zhvilluar javën e kaluar në Harward, ky zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit ka vlerësuar se ndarja paqësore e Malit të Zi nga Serbia në vitin 2006 dhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës më 2008, "përmbyllën kaptinën përfundimtare të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë".
Duke folur për Kosovën Gordon mes tjerash ka thënë se ndonëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë duhet të formojë mendimin e vet këshilldhënës, "SHBA-të do të mbesin të përkushtuara ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës" dhe se "pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme".
Gordon ka porositur "Serbinë që si aspirant i përgjegjshëm për BE të sigurojë stabilitet për Kosovën", dhe shpreson që "marrëdhëniet amerikano-serbe deri në fund të mandatit të kësaj administrate mund të bëhen model i partneritetit produktiv".
Shtuar më 23/02/2010, ora 20:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori