“Sulmi kibernetik po rezulton akt terrorist”, eksperti Karamuço: Pasoja për sigurinë kombëtare

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka reaguar lidhur me sulmet kibernetike ndaj “e-Albania”, që zgjatën rreth një javë.

Në një reagim në Facebook ai është shprehur se sulmi kibernetik po rezulton akt i mirëfilltë terrorist me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare.

Postimi i Karamuços:

Fatkeqësisht sulmi kibernetik po rezulton një akt i mirëfillt terrorist me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare. Me qindra shkresa zyrtare dhe emaile institucionesh po publikohen nga një faqe anonime, duke vërtetuar një rrjedhje masive të dhënash shtetërore.