Zbardhet dëshmia: Iliri plagosi Zef Markun, por nuk ka lidhje me vrasjen e biznesmenëve

Nëna e Ilir Xhepajt të arrestuar si një prej autorëve të përfshirë në eliminimin e dy biznesmenëve në Laç, ka folur për herë të parë për të birin e saj.

Sipas të ëmës, ditën e ngjarjes Iliri ka qenë në Bulqizë ndërsa ka denoncuar sjelljen e dhunshme të policisë gjatë shoqërimit të të birit.

Ajo ka pranuar plagosjen e Zef Markut nga i biri por përjashton përfshirjen e këtij të fundit në ngjarjen e disa ditëve më parë ku u vranë 2 biznesmenët në Kurbin.

“Djali im nuk ka lidhje me këtë ngjarje. Djali im nuk ka qënë fare këtu, ishte në Bulqizë. Policia dhunoi djalin tim gjatë shoqërimit”, mësohet të thotë e ëma.

Më tej gruaja pranon plagosjen nga ana e djalit të saj të Zef Markut ndërsa sot gjykata dha masën e ‘arrestit në burg’ për plagosjen e Markut, ndërkohë ditën e nesërme gjykata do njohë Xhepën me ‘masën e arrestit’ për vrasjen në Kurbin.


Shtuar 29.06.2020 14:21