SHBA paralajmëron Haradinajn: Dorëheqja është e pazakontë, jeni në vëzhgim
Në një reagim në faqen zyrtare , ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se do ta përcjellin për nga afër se si do të zgjidhet situate e krijuar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, duke specifikuar respektimin e ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Duke vëzhguar me vëmendje se si Kosova ballafaqohet për herë të parë me dorëheqjen e një kryeministri. Si do të trajtohet kjo çështje, do të tregojë forcën e institucioneve të Kosovës dhe gatishmërinë e zyrtarëve për t’iu përmbajtur Kushtetutës dhe ligjeve”, thuhet në reagimin e lëshuar nga Ambasada amerikanë që drejtohet nga Philip Kosnett.

Kosnett këtë herë ka lëshuar një reagim direkt për rastin e dorëhqejs së Haradinajt, pasi që javën e kaluar një ditë pasi ishte dorëhequr kreu i Qeverisë, kishte lëshuar një reagim ku bënte thirrje për vazhdimin e dialogut, ndërkohë nuk ishte marrë fare me aktin e dorëhqjes.

Para pak minutash ka përfunduar mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka obliguar Zyrën Ligjore të Kryeministrisë që t’i drejtohet me një pyetje Gjykatës Kushtetuese rreth asaj se a ka të drejtë të thërras mbledhje të Qeverisë, edhe pse ka dhënë dorëheqje.

Ndërkohë në një konferencë për media pas mbledhjes, ka thënë se presidenti Thaçi e ka shumë të lehtë që të veprojë.

Sipas Haradinajt atij i duhen vetëm pesë minuta kohë për t’u dakorduar me partitë politike për datën e zgjedhjeve, pasi një gjë të tillë e kanë kërkuar të gjitha, përfshirë edhe partnerët e koalicionit me të cilët ka bashkë qeverisur.

Presidenti i vendit dje ka marrë vendim që nga java e ardhshme të fillojë konsultimet me partitë dhe koalicionet politike për të caktuar datën e zgjedhjeve të reja.


Shtuar më 26/07/2019, ora 16:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori