SHBA paralajmëron Bashën: Protestoni paqësisht
Ambasada Amerikane në Tiranë ka deklaruar para pak minutash se “e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar për ndryshim pozitiv janë simbole të një shoqërie demokratike të lirë dhe të shëndetshme. Protesta është një e drejtë që udhtrohet shpesh në SHBA”.

Në deklaratën e Ambasadaës u bëhet thirrje të gjithë udhëheqësve politikë shqiptarë që protestat të zhvillohen paqësisht dhe në mënyrë konstruktive.
Ja deklarata e plotë

E drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar për ndryshim pozitiv janë simbole të një shoqërie demokratike të lirë dhe të shëndetshme. Është një e drejtë që ushtrohet shpesh në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, kjo e drejtë duhet ushtruar paqësisht. Dhuna kundër njerëzve ose pronës është e papranueshme. Ne iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në protestën e së shtunës, dhe të gjithë udhëheqësve politikë shqiptarë, të refuzojnë dhunën dhe të sigurohen që protestat të zhvillohen paqësisht dhe në mënyrë konstruktive.
Shtuar më 14/02/2019, ora 18:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori