SHBA: Nuk do ta diktojmë të ardhmen e Kosovës por do të vendoset nga populli i saj
Pëlqej
Albeu.com
Duke folur per bisedimet dyditëshe që u zhvilluan dje dhe pardje në Vjenë, zëdhënësi i Departmentit Amerikan të Shtetit, Adam Ereli theksoi se ato ishin kontaktet e para të drejtëpdrdejta midis shqiptarëve dhe serbëve, që nga hapja zyrtare e bisedimeve në nëntor.Në brifingun e djeshëm, pyetjet e një gazetari grek ishin përpjekje ta shtynin zëdhënësin e Departmentit të Shtetit të pranonte konstatimet e tij për Kosovën si pjesë të Serbisë. Megjithatë Ereli theksoi se bisedimet kishin të bënin me decentralizimin e pushtetit dhe përpjekjet për mbrojtjen më të mirë të pakicave në Kosovë dhe përmirësimin e shërbimeve publike për gjithë qytetarët e Kosovës. Pse nuk po bëni përpjekje t’i bindni kosovarët të jetojnë si pakicë në Serbi, ishte pyetja tjetër e gazetarit grek? "Ne nuk do ta diktojmë të ardhmen e Kosovës, por kjo do të vendoset nga populli i saj. Ky vendim duhet të bazohet në mbrojtje adekuate të të drejtave të pakicave dhe në një status që do të jetë i pranueshëm për popullin e Kosovës. Kjo do të jetë zgjidhja e suksesshme, e jo një zgjidhje nga jashtë", tha zëdhënësi i Departmentit të Shtetit. Zyrtarë të tjerë amerikanë kanë theksuar se bisedimet e tashme do të orientohen në të drejtat e pakicave, decentralizimin dhe statusin e objekteve religjioze serbe, në mënyrë që Kosova të ruajë shumetninë, pavarësisht nga statusi i saj. “Kur është fjala tek statusi ne duhet të jemi realist dhe pavarësia është një realitet i mundshëm”, tha javën që shkoi në New York, ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, John Bolton, zyrtar ky shumë i afërt me presidentin e tashëm George Bush.
Shtuar më 22/02/2006, ora 16:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori