SHBA: Negociatat kanë një kufi
Albeu.com
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes zëdhënësit të Departmentit të Shtetit kanë hedhur poshtë akuzat e kryeministrit serb, Vojislav Kostunica për gjoja ndërhyrje dhe prejudikim të statusit të Kosovës ende pa përfunduar negociatat shtesë."Ne nuk po ndërhyjmë në asgjë, në fakt ne jemi duke punuar në mënyrë aktive si pjesë e treshes permes ambasadorit Frank Wisner për t'i afruar palët. Mirëpo është e qartë si për ne ashtu edhe për anëtarët e tjerë të treshes se ka një kufi sa mund t'i jepet kohë negociatave", tha dje zëdhënësi Tom Casey. Ai edhe njëherë ka përsëritur qëndrimin tashmë shumë të qartë amerikan rreth statusit dhe të ardhmes së
Kosovës. "Për ne është e qartë dhe këtë e kemi thënë publikisht dhe privatisht se nëse nuk do të vijë deri tek një marrëveshje, atë që ne besojmë se duhet të ndodhë dhe ajo që ne duam të bëjmë për ecje përpara është një periudhë e pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës," tha
zëdhënësi Casey. S. Gashi, rtk
Shtuar më 17/10/2007, ora 23:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori