SHBA mbështet reformat integruese të Shqipërisë
Në vijim të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ministri i Drejtësise Nasip Naço është pritur në një takim edhe nga z. Hoyet Brian Yee, zv/asistent i sekretarit të shtetit.

Gjatë takimit, z. Naço e ka informuar z. Yee në lidhje me ecurinë e reformës në drejtësi, e cila do të sillte rezultate konkrete edhe falë mbështetjes së SHBA-së dhe ekspertëve të fushës.Nga ana e tij, z. Yee e ka inkurajuar Ministrin Naço për të hetuar dhe për të ndëshkuar të gjithë ata zyrtarë të korruptuar, duke garantuar në këtë mënyrë rritjen e besimit të qytetarëve tek drejtësia. Z. Yee gjithashtu ka shprehur vullnetin e SHBA-së, në mbështetjen e reformave integruese të Shqipërisë.
Shtuar më 02/04/2014, ora 18:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori