SHBA mbeshtet aksionin policor ne Radushe
Albeu.com
Ambasadori amerikan në Maqedoni, Filip Riker, përmes një deklarate ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përshëndesin aksionin e suksesshëm të policisë së Maqedonisë kundër elementeve kriminale që në mënyrë evidente planifikojnë veprime të dhunshme kundër qytetarëve të Maqedonisë.
Në deklaratën e ambasadorit Riker thuhet: “siç kemi theksuar edhe në deklaratën tonë të përbashkët me anëtarët tjerë të komunitetit ndërkombëtar të 27 prillit, ne përsëri dëshirojmë të theksojmë kundërshtimin dhe dënimin tonë të ashpër ndaj dhunës dhe ndaj atyre që e promovojnë atë”.
Shtuar më 12/05/2010, ora 19:41
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori