SHBA jane kunder ndarjes se Kosoves
Albeu.com
Një zëdhënës i Departmentit Amerikan të Shtetit ka deklaruar për RTK-në se SHBA mbështesin kufijtë ekzistues dhe janë kundër çfarëdo lloj ndarje të territorit të Kosovës.I pyetur se a kishte ndonjë koment zyrtar nga administrata e tashme rreth idesë së shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, një ide kjo e ringjallur si deklaratë nga kongresisti republikan, Dana Rohrabacher, zëdhënësi në Departmentin e Shtetit tha se qëndrimi amerikan rreth Kosovës nuk ka ndryshuar, ndërsa shtoi se nuk e kishte transkriptin e deklaratës dhe si rrjedhojë nuk mund ta komentonte atë.
“Mund t'u them se politika jonë është e pandryshuar,” tha për RTK-në, Mark Toner, zëdhënës i Byrosë për Çështje Evropiane në Departmentin e Shtetit.

Kongresisti Rohrabacher tha ditë më parë për 'Zërin e Amerikës' se duhej një mirëkuptim a marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës për shkëmbim territoresh, duke nënvizuar se ‘nëse Beogradi këmbngulë për të marrë veriun e Kosovës atëhere edhe shqiptarët duhet të këmbëngulin për marrjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.’

“Shtetet e Bashkuara mbështesin sovrantitetin dhe integritetin territorial të Kosovës brenda kufijve ekzistues. Ne nuk mbështesim asnjë lloj ndarje të Kosovës”, tha Toner.

Deklarata e zyrtarit të politikës së jashtme amerikane ishte pothuajse ngjashme me qëndrimin e shqiptuar dje nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramë Manaj, për ‘territorin e Kosovës si një, unik dhe të pandarë’. (S.Gashi/rtk)
Shtuar më 08/08/2009, ora 20:13
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori