SHBA i ofron Shqipërisë shumën e majme në përballje me koronavirusin
Shtetet e Bashkuara te Amerikës kanë dhënë një tjetër ndihmë ndaj vendit tonë, në përballje me koronavirusin.

Përmes USAID/Albania, SHBA ka dhënë një fond prej 346,000 dollarësh.
Lajmin e bën të ditur vetë Ambasada e SHBA, ku në faqen e saj zyrtare njofton se këto fonde ishin shpallur më parë si pjesë e angazhimit mbi 11 miliardë dollarë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për luftën kundër pandemisë COVID-19 në mbarë botën.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID/Albania, ka dhënë një shtesë fondesh prej 346,000 dollarësh për të ndihmuar Shqipërinë në luftën kundër pandemisë.

Këto fonde ishin shpallur më parë si pjesë e angazhimit mbi 11 miliardë dollarë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për luftën kundër pandemisë COVID-19 në mbarë botën”, shkruan Ambasada në facebook.

Shtuar më 17/06/2020, ora 13:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori