SHBA i dhuroi Shqipërisë tri anije patrulluese
Ministria e mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë asaj tri anije për patrullim bregdetar, për ndihmë në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafikimit ilegal, njofton REL.

Tri anije të këtilla tashmë i janë dorëzuar Shqipërisë, ndërsa dy të tjera priten të arrijnë vitin e ardhshëm.

Në njoftimin e ministrisë së mbrojtjes, theksohet se Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara i ka stërvitur ekuipazhet shqiptare të anijeve.

Vlera e anijeve është 5.3 milionë dollarë.

Shqipëria tashmë është anëtare e NATO-s, ndërsa Shtetet e Bashkuara ishin mbështetësi kryesor në reformimin e ushtrisë shqiptare.
Shtuar më 03/09/2010, ora 14:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori