SHBA financon projektin prej 7 milionë dollarësh në Shqipëri
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të financojë një projekt prej 7 milionë dollarësh në Shqipëri përmes të cilit synohet rritja e kapaciteteve dhe e shërbimeve të sigurisë kombëtare dhe zhvillimin e institucioneve të forta në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur përmes ambasadës së SHBA të akredituar në Tiranë.

Në këtë projekt përfshihen edhe ndihma ndaj Shqipërisë për monitorimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike të informacionit qeveritar, si dhe do të financojë një vlerësim fillestar të rrezikshmërisë, do të përditësojë sistemet dhe pajisjet, dhe do të trajnojë përdoruesit e rinj.

POSTIMI I PLOTË:

Qeveria e Shteteve të Bashkuara me krenari mbështet një nga prioritet kryesore të sigurisë kombëtare të Shqipërisë, duke financuar Zgjidhjen e Rrjetit Kibernetik. Ky projekt prej 7 milionë dollarësh mbështet përpjekjet për të rritur kapacitetet e shërbimeve të sigurisë kombëtare dhe zhvillimin e institucioneve të forta sigurie dhe civile. Vitin e kaluar, Shqipëria mori 3,5 milionë dollarë për prodhuar zgjidhje kibernetike në Ministrisë e Mbrojtjes.

Ai fond do të shërbejë si bazë për zbatimin e suksesshëm të këtij zgjerimi plotësues të programit kibernetik. Projekti i këtij viti do të ndihmojë qeverinë e Shqipërisë në monitorimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike të informacionit qeveritar, si dhe do të financojë një vlerësim fillestar të rrezikshmërisë, do të përditësojë sistemet dhe pajisjet, dhe do të trajnojë përdoruesit e rinj.
Shtuar më 09/11/2019, ora 19:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori