SHBA e mbështesin pavarësinë e Kosovës
Albeu.com
"Shumica dërmuese e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe vende të tjera, e mbështesin pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës", tha zëdhënësi i Departmentit të Shtetit, Gonzalo Gallegos."Shumica dërmuese e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe vende të tjera, e mbështesin pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës", tha zëdhënësi i Departmentit të Shtetit, Gonzalo Gallegos duke shtuar se edhe në bisedimet shtesë plani i Ahtisaarit do të jetë "bazë për bisedime të reja."
New York, 23 gusht.- Një zyrtar i politikës së jashtme të Qeverisë Amerikane ripërsëriti dje edhe njëherë qëndrimin zyrtar për statusin e Kosovës duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin pavarësinë e Kosovës. Zëdhënësi i Departmentit të Shtetit, Gonzalo Gallegos duke komentuar fushatën e deklaratave të zyrtarëve të qeverisë serbe në sulmin e tyre ndaj institucioneve perëndimore dhe ndaj Amerikës për gjoja 'krijimin e shtetit të NATO-së' i quajti këto egzagjerime deri në shtrembërim dhe i bëri thirrje Beogradit zyrtar të bashkëpunojë në zgjidhjen e statusit final të Kosovës.
"Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin pavarësinë e Kosovës. Shumica dërmuese e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe vende të tjera, e mbështesin pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës", tha zëdhënësi Gallegos. Ai tha më tutje se ta quash planin e Ahtisarit një 'shtet i NATO-së është kogja egzagjerim ndërsa shfaqi mendimin se një deklaratë e tillë nuk përfaqësonte qëndrimin zyrtar të Qeverisë Serbe. "Retorika e pabazë dhe e padobishme nuk do të na ofrojë kah qëndrimi i dëshirueshëm që është paqa dhe stabiliteti në rajon," tha zëdhënësi i politikës së jashtme amerikane. Ai edhe njëherë i bëri thirrje Qeverisë e Serbisë që 'të përqëndrohet e të punojë me udhëheqjen e Kosovës dhe me treshen e grupit të Kontaktit në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët të statusit final të Kosovës'.
"Plani i Ahtisaarit do të jetë bazë e planit për bisedime të reja. Ne ndajmë të njejtin qëndrim me shumicën e qytetarëëve të Serbisë, e ai është paqa, prosperiteti dhe lidhjet me institucionet ndëratlantike dhe evropiane", ua tha në kumtesën që e lexoi dje zëdhënësi i Departmentit të Shtetit, Gonzalo Gallegos. S. Gashi, rtk
Shtuar më 23/08/2007, ora 16:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori