SHBA dhe BE për incidentet në Maqedoni: Maft më!
Albeu.com
Në deklaratën e përbashkët me shkrim të euroambasadrit Ervan Fuere dhe ambasadores së SHBA-vë në Maqedoni, Xhilijan Millovanoviq, theksohet se incidentet e javës së kaluar nuk guxojnë që të përsëriten.Ambasadorët e BE dhe SHBA në Shkup, Ervan Fuere dhe Xhilijan Millovanoviq, në deklaratën e përbashkët me shkrim, theksojnë se incidentet e fundit dëmtojnë perspektivën euroatlantike të vendit.

Aktet e dhunës që u shfaqën ditëve të para të fushatës zgjedhore shkaktojnë pasoja serioze dhe të dëmshme për apiratat e vendit për anëtarësim në BE dhe NATO.
Kjo thuhet në deklaratën e përbashkët me shkrim të euroambasadrit Ervan Fuere dhe ambasadores së SHBA-vë në Maqedoni, Xhilijan Millovanoviq, në të cilët theksohet se incidentet e javës së kaluar nuk guxojnë që të përsëriten.
Të dy ambasadorët sot u takuan ndaras me liderin e BDI Ali Ahmetu dhe të PDSH Menduh Thaçi,për të diskutuar për aktete e para disa ditëve të dhunës dhe për çështje tjera lidhur me zgjedhjet.
Ambasadorët e BE dhe SHBA sërish apeluan te të gjitha partitë politike që të punojnë në sigurimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të qeta dhe nëtërësi ta zbatojnë kodeksin e sjlljes të cilin e firmosën para disa ditëve. (Makfaks)
Shtuar më 17/05/2008, ora 08:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori