SHBA dënon aktet e dhunës në fushatë
Albeu.com
Ambasada e SHBA-së në Shkup përmes një deklarate me shkrim ka dënuar ngjarjet e dhunshme këtë fundjavë që njollosën fillimin e fushatës zgjedhore në Maqedoni.“Zgjedhjet e suksesshme kanë rëndësi jetike për ardhmërinë e Maqedonisë. Dhuna dhe frikësimi nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim autoritetet e Maqedonisë të hetojnë incidentet dhe në pajtim me ligjin të djekin fajtorët. U bëjmë thirrje liderëve të të gjitha partive politike të respektojnë betimin që e dhanë me nënshkrimin e Kodeksit për sjellje për zgjedhje të lira dhe të drejta, dhe me vepra konstruktive të demonstrojnë se angazhohen për të siguruar zgjedhje të lira, të drejta dhe të qeta në Maqedoni”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Shkup.
Shtuar më 12/05/2008, ora 23:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori