SHBA, Britania dhe Franca mbështetën planin e Ahtisarit në Këshillin e Sigurimit
Albeu.com
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbrëmë është takuar me dyer të mbyllura për të dëgjuar të dërguarin special për Kosovën Marti Ahtisari duke shpalosur planin e tij i cili pritet t'i japë Kosovës një pavarësi të mbikëqyrur.Pas sesionit, Ahtisari tha se propozimi i tij është diskutuar në mënyrë të drejtë. Gjithashtu ai tha se ishte i lumtur me qëndrime shumë të përgjegjshme të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit si dhe me disa shqetësime që janë shqetësime legitime. Në takimin e Këshillit të Sigurimit në emër të Beogradit foli Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica, ndërsa në emër të Prishtinës, në vend të Presidentit Sejdiu, foli kreadministratori i UNMIK ut, Joakim Ryker. Ambasadori britanik Emir Xhons Peri, theksoi se gajtë debatit janë shtruar çështje të mira dhe të arsyeshme, duke mohuar pohimet se plani i Ahtisarit është hedhur poshtë. "Çdo paralajmërim se propozimi është hedhur poshtë apo se po kërkohet një negociator i ri, absolutisht është i gabuar". Diplomati britanik tha se ditëve të ardhshme KS do të shprehet për propozimin rus që në Kosovë të dërgohet një mision faktmbledhës. Përfaqësueis amerikan Alehandro Volf theksoi se Ahtisari mund të llogarisë në mbështetjen e SHBA-ve. "Siç dihet, ne mbështesim planin e Marti Ahtisarit si dhe propozimin e tij, i cili ka hasur në miratim edhe të Sekretarit të Përgjthshëm të KB dhe me të cilin kërkohet pavarësi e mbikqyrur. Konsiderojmë se kjo është rruga e drejtë që duhet ndjekur". Ambasadori i Francës, Zhan Mark dë Lazablie tha se propozimi Ahtisarit është ndoshta më i miri që mund të ishte bërë për stabilitetin e rajonit. "Jam i bindur se më në fund të gjithë do të shprehen dakord, duke përfshirë Rusinë. Brenda Këshillit të Sigurimit ka një gatishmëri për ta kuptuar mirë situatën dhe ka gjithashtu një preokupim për të punuar në favor të stabilitetit. Sepse bëhet fjalë për stabilitetin e Evropës dhe ky është përfundimi i procesit të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Eshtë një situatë shumë e veçantë që nuk mund të merret si precedent". Rusia ka propozuar dërgimin e një misioni të Këshillit të Sigurimit në Prishtinë dhe në Beograd për të vlerësuar gjendjen. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Shon Mekkormak tha të martën se propozimi po shqyrtohet me seriozitet. "Ky është një propozim i paraqitur nga pala ruse dhe duket se për ta është i rendësishëm. Pra, në këtë kuadër, propozimi po shihet me seriozitet, se si të realizohet kjo dëshirë e tyre për një mision fakt mbledhës, çfarë mandate do të kishte një mission i tillë dhe çfarë afatesh kohore do të kishte ai?" Mes diplomatëve në Këshillin e Sigurimit ka përgjithësisht konsensus për një mision të tillë por dallimet janë tek karakteri që do të kishte ai. Ambasadori Dë Lazablie tha se ky duhet të jetë një mision informativ, i cili t'u shërbejë anëtarëve të Këshillit të informohen më mirë dhe të jetë i shkurtër në kohë. Në komentet e bëra para se të fillonte mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit të Sigurimit, ambasadori i Rusisë Vitali Çurkin tha se tani është koha të reflektojmë se ku kemi arritur dhe se si do të reagojnë palët ndaj planit Ahtisari. "Për mendimin tonë është shumë e rëndësishme të bëhet çdo gjë që ka në dorë të bëjë Këshilli i Sigurimit për të garantuar se më në fund, të dyja palët do të bien dakord me zgjidhjen". Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha se synimi i Kosovës është që të sigurojë pranimin e propozimit të zotit Ahtisari sa më shpejt. "Për ne është tepër e rëndësishme sa i përket këtij procesi për të ecur para sa më shpejt dhe me sa më me efikasitet. Duhet të them se kemi patur 14 15 muaj negociata dhe diskutime intensive dhe i kemi shterruar të gjitha mundësitë e një marrëveshjeje përmes negociatash. Kosovarët po presin dhe kanë të drejtën të kenë një prespektivë të qartë. Kështu që, çdo vonesë, çdo shtyerje e procesit do të jetë krejtësisht anti produktive". Kryeministri serb Koshtunica tha pas takimit se gjoja Këshilli i Sigurimit "ka hedhur poshtë planin e Ahtusarit", i cili këtë pohim e arsyetuar me faktin se nuk ka pasur duatrokitje të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit dhe se plani nuk është përshëndeur nga të gjithë anëtarët e KS, citon "Zëri i Amerikës" në serbisht të ketë thënë Koshtunica. Ai kërkoi që Kombet e Bashkuara të zevëndësojnë Ahtisarin dhe të rifillojnë negociatat për Kosovën. Disa vende anëtare të Këshillit të Sigurimit po kërkojnë që të merret vendim deri nga fundi i muajit, duke druajtur se vonesat mund të çojnë në tensione të tjera e dhunë në rajon. qik
Shtuar më 04/04/2007, ora 10:07
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori