SHBA befasohet nga përgatitja e ushtarakëve shqiptarë në New Jersey (FOTO LAJM)

Pëlqej
Zyrtarë amerikanë thonë se janë befasuar nga niveli i lartë i përgatitjes së ushtarakëve të Shqipërisë. Ambasadori Aleksandër Arvizu mori shembull 24 ushtarakë që kaluan 100 % Shkollën e Kandidatëve për Oficerë të Gardës në New Jersey të SHBA-ve. Ambasadori amerikan në Tiranë u shpreh se, ushtarakët amerikanë dhe shqiptarë janë krenarë për rezultatet e arritura.

"24 kandidatë filluan trajnimin në 6 maj dhe po 24 kandidatë përfunduan më 29 korrik. Asnjë klasë më parë nuk ka përfunduar 100 përqind si kjo klasë. Në fakt, 1 ndër 3 kandidatë në shumicën e klasave të shkollës së New Jersey-t nuk e përfundojnë kursin. Ne nuk e kishim menduar që të gjithë do të diplomoheshin. Ata kapërcyen çdo pritshmëri që kishim. Për këtë arsye ata na bënë krenarë", u shpreh Arvizu.

Diplomati amerikan kujtoi se veprimi i parë publik i ministres Mimi Kodheli sapo u emërua në detyrë ishte nënshkrimi i letrave të ofertës dhe pranimit për trajnimin e shqiptarëve në shërbimin ushtarak në Shkollën e Kandidatëve për Oficerë në New Jersey dhe në "Fort Benning" të Georgias.

"Një vit pas nënshkrimit të marrëveshjes ne kemi të diplomuar prej kësaj shkolle në New Jersey. Këta oficerë, si dhe dy nënoficerë që aktualisht janë duke përfunduar programet e trajnimit në shkollën federale të kandidatëve për oficerë në Fort Benning", vijoi Arvizu. /albeu.com/



Shtuar më 14/09/2014, ora 12:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori