SHBA - BE konfirmojnë 30 Qershorin, kërkojnë vëzhguesit e tyre gjatë procesit zgjedhor (FOTO LAJM)

Ndërkombëtarët kanë dhënë sinjalin e fundit se i njohin zgjedhjet e 30 qershorit dhe se do të jenë pjesë e tyre përmes grupeve të vëzhguesve, duke i dhënë fund një debati të paprecedentë që vijon ende tre ditë para zgjedhjeve, me opozitën joparlamentare, PD-LSI që nuk i njohin ato.

Pas një kërkese të dërguar kundrejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Abasada Amerikane në Tiranë, ajo italiane dhe britanike zgjedhjet e 30 qershorit rikonfirmohen edhe një herë nga ndërkombëtarët.

Në kërkesë është kërkuar që gjatë zgjedhjeve të akreditohet stafi vëshgues i vendosur prej ndërkombëtarëve. Ndërkohë selitë diplomatike në vendin tonë, kanë dërguar edhe listat me emrat e personave vëzhgues.

Kërkesa e SHBA, Italisë dhe Britanisë së Madhe mban datë (25 dhe 26 qershor), nga ana tjetër OSBE (institucioni i vetëm që merret me cerfifikimin e zgjedhjeve), i ka dërguar këtë kërkesë KQZ-së prej datës 19 qershor, për të akredituar vëzhguesit e saj.
Shtuar më 27/06/2019, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori