U kërkua burgosja e Berishës dhe Metës? Arian Çani habit me deklaratën (VIDEO)
Pas deklaratës së Berishës që ambasadorja e BE, Vlahutin, i ka kërkuar Llallës arrestimin e tij, Arian Çani ka bërë një deklaratë të fortë.

Gjatë emisionit "360 Gradë", Çani ka deklaruar se situata akoma nuk ka nisur të zhvillohet pasi Llalla i ka regjistruar të gjitha bisedat e kryera.

"Nga burimet e mia, thonë që Llalla ka regjistruar disa biseda... dhe nëqoftëse i ka regjistruar bisedat me Lu dhe Vlahutin gjërat do të bëhen shumë interesante.."- tha Çani.

Rikujtojmë se pak ditë më parë u publikua një dokument ku shkruhej se Donald Lu i ka kërkuar arrestimin e Metës, ish-prokurorit Adriatik Llalla.

Pak pas zbulimit të dokumentit, Donald Lu foli publikisht dhe deklaroi se nuk ishte e vërtetë, duke shtuar se ishte sajesë e Llallës. /albeu.com/


Shtuar më 13/04/2018, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori