Shaqiri: Shqiptaret e Maqdonise nuk kane nevoje per konflikt te armatosur
Albeu.com
Për gjendjen a aktuale politike në vend sot ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik Kombëtar. Kryetari i këtij subjekti politik Hysni Shaqiri, tha se zgjidhja e çështjes kombëtare shqiptare në Maqedoni, nuk mund të arrihet ...... me mjete të dhunshme por vetëm me mjete politike dhe përmes rrugës demokratike. Shaqiri tha se përdorimi i dhunës, mund t’i dëmtojë proceset integruese të shqiptarëve në tërësi, përfshirë edhe ato të Kosovës dhe Shqipërisë.

Sic njofton Alsat-M, kreu i BDK-së fajin për situatën e këtillë të krijuar në vend e adresoi deri tek subjektet politike shqiptare, të cilat i akuzoi për neglizhencë.
“Shqiptarëve nuk ju nevojitet, dhe nuk është në interes të shqiptarëve konflikti i armatosur, sepse një konflikt i armatosur mund ta dëmtoj çështjen shqiptare jo vetëm në Maqedoni por mund ta dëmtoj në të gjitha hapësirat edhe në Kosovë edhe në Shqipëri. Partitë politike të cilat për momentin qeveria i ka sjellë në një kolaps politik, në një dështim të plotë tash mund të gjejnë arsyen e tyre për të qenë në sipërfaqe, për të qen të arsyeshëm para popullatës me improvizime të tilla siç është rasti i fundit me Bllacën”, deklaroi Hysni Shaqiri, kryetar i BDK-së.
Shtuar më 07/05/2010, ora 16:08
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori