Shaqiri: Qeveria skenare me incidente ne zonat shqiptare
Albeu.com
Xhezair Shaqiri-Hoxha, ish-deputet dhe ish-komandanti i UÇK-së ka theksuar se Qeveria e Maqedonisë mund të shkaktojë skenare me incidente në rajonet shqiptare, me qëllim të shmangies së presioneve të bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhjen e kontestit të emrit dhe realizimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.
“Nikolla Gruevski po bën gjithçka kundër Marrëveshjes së Ohrit dhe shqiptarëve, për të fshehur paaftësinë e tij për të çuar vendin drejt integrimeve evroatlantike. Jemi të shqetësuar se ka lëvizje për destabilizimin e Maqedonisë dhe duhet t`i jepet fund politikës së gabuar”, ka theksuar ish-komandant Hoxha për televizionin A1 në Shkup.

Sipas tij, destabilizimi i Maqedonisë veçmë ka nisur, dhe se këtë e ka të qartë edhe Gruevski, por edhe bashkësia ndërkombëtare. “Më vjen keq këtë që po e them, për shkak se e din edhe Gruevski por edhe bashkësia ndërkombëtare. Të gjithë e dijnë se destabilizimi ka nisur dhe jo nga Hoxha, unë jam jashtë kësaj”, ka theksuar Xhezair Shaqiri.
Shtuar më 01/05/2010, ora 18:42
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori