Shaqiri: E di kush urdheroi vendosjen e mines ne Sopot
Albeu.com
Pas deklaratave të ish ambasadorit të NATO-s Nikollas Bigman dhe ish ministrit të mbrojtjes Vllado Buçkovski për rastin e Sopotit, për të dëshmuar pafajsinë e sopotasve ofrohet edhe ish deputeti Xhezair Shaqiri i njohur si komandant Hoxha.Ai thotë se e din saktë kush është kryersi i këtij akti dhe kush e ka urdhëruar vendosjen e minës në Sopot ku humbën jetën dy ushtarët e NATO-s. Unë nuk mund të vijë në Shkup, por nëse grupi i punës vlerëson se do të mund të ndihmoj në dëshmimin e pafajsisë së sopotasve janë të mirëseardhur në Tanushë thotë Hoxha.

“Nëse komisioni e merr parasysh atë se unë nuk mund të vij njëherë përnjëherë në Shkup, ata mund të vijnë tek unë në fshatin Tanushë, por të gjitha këto dëshmitë e mia që unë kam me ua dhënë atyre, janë edhe në zyrën e NATO-s në Shkup dhe gjithë këto persona që janë deklaruar kohën e fundit në mediumin e juaj i kanë të njejtat dëshmi. Nëse komisioni e sheh të arsyeshme të jap një deklaratë të tillë janë të mirëseardhur në fshatin Tanushë.”, ofrohet për të dëshmuar Xhezair Shaqiri, ish komandant “Hoxha”.

Xhezair Shaqiri thotë se edhe krerët e BDI-së dhe funksionarët e saj në atë kohë i kanë poseduar informatat se çka në të vërtetë ka ndodhur në Sopot, por nuk kanë arritur të parandalojnë skenarin e përgaditur nga qarqe të ndryshme të MPB-së.

“Kemi bërë të pamundurën që këto gjëra të dalin në shesh, deri më sot nuk është bërë asgjë, u desht që të formohet nga i ndjeri Vebi Veliu një medium i pavarur dhe të bëjë hetimet në mënyrën më korrekte dhe të vjen ky rast të dëshmohet se është proces i montuar”, pohon Xhezair Shaqiri, ish komandant “Hoxha”.

Për pafajësinë e banorëve të Sopotit deri tani publikisht për ALSAT kanë folur ish ambasadori i NATO-s Nikollas Bigman, ish ministri i mbrojtjes Vllado Buçkovski si dhe dëshmitari kryesor Ramadan Bajrami. Ndërkohë që komisioni anketues për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut javën e kaluar formoi grupin e punës për Sopotin i cili ka për detyrë që deri më 31 tetor të grumbullojë fakte plotësues për të dëshmuar pafajësinë e sopotasve.

Për rastin e Sopotit ku humbën jetën dy pjesëtarë të NATO-s, janë dënuar 11 shqiptarë të këtij fshati me 156 vjet burg. 5 prej tyre janë duke vuajtur dënimin ndërsa 6 të tjerë janë dënuar në mungesë. (alsat)
Shtuar më 16/07/2009, ora 22:17
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori