Shaqiri demanton Thaçin: Nuk jemi në koalicion me PDSH-në
Albeu.com
Bashkimi Demokratik Kombëtar i Hysni Shaqirit hedh poshtë deklaratën e Menduh Thaçit të dhënë në Konventën e PDSH-së në Gostivar se partia e Shaqirit do të dalë në aleancë me PDSH në zgjedhjet e 1 qershorit.Shaqiri thotë se kjo është vetëm pjesë e manipulimeve të PDSH-së ndërsa ka përsëritur se subjekti i tij do të dalë i vetëm në zgjedhje me programin për federalizimin e Maqedonisë. “Shfrytëzoj rastin që të informoj tërë opinion shqiptar në Maqedoni se BDK-ja nuk ka asnjë koalicion me asnjë parti politike shqiptare me vet faktin se ne ditë më parë u kemi bërë ofertë të gjitha partive për konceptin tonë për federalizimin e Maqedonisë dhe asnjëra prej tyre nuk është përgjigjur ftesës sonë”, tha Shaqiri dhe shtoi “ne qëndrojmë fuqishëm në konceptin tonë politik në ofërtën tonë politike si opsion i vetëm për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Maqedoni dhe të gjitha deklaratat që vijnë nga subjekte të caktuara, sikurse është deklaratë e PDSH-së janë manipulim apo të them një lojë politike që e bëjnë me të gjithë opinionin politik shqiptar dhe kërkoj nga shqiptaret që të mos bien pre e këtyre provokimeve edhe pse e kam parasysh se njerëzit mund të bien pre e këtyre deklaratave manipuluese të cilat aspak nuk kanë të bëjnë me të vërtetën”. (alsat)
Shtuar më 12/05/2008, ora 05:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori