Shantazhi me fotot intime, biznesmeni merr para borxh për të paguar gjobëvënësit
Pëlqej
Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të lërë dje në burg dy bashkëshortët Niko dhe Elinela Smaqi, pasi dyshohet se i kanë marrë plot 87 milion lekë një biznesmeni me anë të shantazhit.

Niko Smaqi nuk e ka pranuar akuzën duke thënë se kallzuesi i kishte prishur familjen pasi kishte shkuar me gruan e tij.

Dyshoshet se Niko së bashku me të shoqen, i kishin ngritur kurth biznesmenit. Elinela Smaqi e kishte joshur atë dhe pas kësaj, me fotot intime, ata i bënin biznesmenit shantazh, duke i thënë se fotot do t’ja dërgonin fëmijëve dhe bashkëshortes së tij.

Për këtë arsye, nga vitit 2010 deri në vitin 2012, ai u ka dhënë atyre 87 milion lekë të vjetra. Biznesmeni ka thënë se këto para kanë qenë kursimet e tij, madje u ka marrë borxh edhe miqve të tij. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori