Shano thirrje shqiptarëve: Prejani rrugën budallait
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Dritan Shano ka ftuar shqiptarët të shpëtojnë demokracinë duke marrë pjesë në protestën e sotme që PD do të zhvillojë përpara kryeministrisë në orën 12:00.

“Kur akti i respektimit, dhe sidomos i mosrepektimit të të drejtave të pakicës, përshkruhet si thjesht një burokraci ligjore, atëhere ne nuk kemi më një sistem demokratik por kemi një diktature”-shkruan Shano në Facebook.

Postimi i Dritan Shanos

#prejanirrugënbudallait Ta shpëtojmë demokracinë, apo ta lemë të zhduket? Demokracia nuk është stabilitet! Midis demokracisë dhe diktaturës, çka ofron më shumë stabilitet është diktatura.
Demokracia nuk është stabilitet apo pushteti ndaj gjithshkaje, por një kontroll i përhershëm i pakicës ndaj gjithshkaje që bën pushteti.

Kur akti i respektimit, dhe sidomos i mosrepektimit të të drejtave të pakicës, përshkruhet si thjesht një burokraci ligjore, atëhere ne nuk kemi më një sistem demokratik por kemi një diktature.

Demokracia nuk është dhe nuk do të jetë kurrë një burokraci ligjore. Me shumë se ligj i njeriut, ajo është moral i njeriut. Demokracia pa moralin nuk ekziston.

Shtylla e moralit në demokraci janë zgjedhjet e lira e te ndershme. Prandaj, të gjithë në shesh sot në ora 12. Për zgjedhje të lira e të ndershme! /albeu.com/

Shtuar më 13/05/2017, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori