Shanset për azil janë zero! 100 shqiptarë dëbohen nga Franca, Belgjika e Gjermania
100 shqiptarë janë riatdhësuar nga vendet europiane, në të cilat kishin kërkuar azil.

Policia tha se shanset për azil në vendet e BE-së janë zero.

Në vijim të organizimit të operacioneve të riatdhesimit për shtetasit shqiptarë në situatë të parregullt qëndrimi në territorin francez, belg e gjerman, si edhe për persona apo familje, të cilëve u është refuzuar azili, u zhvillua një operacion riatdhesimi, në bashkëpunim me Frontex-in.

Gjatë këtij operacioni u riatdhesuan 100 shtetas shqiptarë, nga të cilët 43 nga Franca, 5 nga Belgjika dhe 52 nga Gjermania.

Policia e Shtetit edhe njëherë apeloi për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe mos të bëjnë përpjekje apo shpenzime duke rënë pre e mashtrimeve për të përfituar azil, pasi shanset për azil janë zero.
Shtuar më 16/10/2019, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori