Shan shqiptarët në Facebook, rrihet greku i “Agimit të Artë”
Tre shqiptarë kanë rrahur një shtetas grek, simpatizant i partisë neonaziste greke "Agimi i Artë". Sipas Gazetës Shqiptare, arsyeja e përleshjes është bërë një koment i të riut grek kundër shqiptarëve në "Facebook", i cili kishte shkruar "Do t'i vras shqiptarët" etj. Komenti i tij ishte shkruar në murin e profilit të "Facebook"-ut të "Agimit të Artë".



Lajmi është publikuar në agjencinë greke "I Neës". Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Patras. Në qendër të këtij qyteti, dy grupe të rinjsh me etni shqiptare dhe greke janë konfliktuar midis tyre, dhe më pas kanë kaluar në dhunë fizike e për pasojë një djalosh grek ka mbetur i plagosur. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2013, ora 09:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori