“Në Itali ndihem si peshku pa ujë”, Iliri Shaqiri merr vendimin e papritur vetëm 5 ditë pas kthimit në shtëpi (FOTO LAJM)

Ilir Shaqiri, ditën e djeshme zhvilloi një video live për të gjithë ndjekësit e Instagramit.

Në hapjen e tij, ai u shpreh se kjo është një nga intervistat e para pas daljes nga shtëpia, pasi ndihet më i afërt me publikun në këtë bashkëbisedim.

Ai u shpreh se tashmë në Itali po ndihet ‘si peshku pa ujë” pasi edhe për shkak të kufizimeve të shumta nuk ka shumë mundësi të zhvillojë projekte apo gjëra të tjera më të mëdha.

Ai tha se do të kthehej shumë shpejt në Shqipëri dhe paska qenë më shpejt se ç’menduat. Vetëm 5 ditë pasi shkoi në Itali ku ka shtëpinë, familjen dhe punën, fitusi i BBV ka treguar se është nisur sot për në Shqipëri.
Duket se projektet e reja kanë nisur shumë shpejt për balerinin dhe karriera e tij po merr tjetër dretim./albeu.com/