“Parashikimi i m*tit”, Alba Hoxha reagon pas ofendimit publik të gazetarit shqiptar (FOTO LAJM)

Alba Hoxha ka reaguar publikisht për komentet që qarkullojnë rreth veshjes së saj gjatë prezantimit të parashikimit të motit. Pa i dhënë shumë rëndësi emrave konkretë, Alba dha një përgjigje të prerë duke mos larguar buzëqeshjen nga fytyra. “E rëndësishme është që merren… Vetëm karamelja mbahet në gojë”, tha në emisionin Rudina.

Ndërsa kushërira e saj, Isida Mollaymeri i doli në mbështetje duke thënë: “Alba, gjithë jetën ka bërë dhe do bëjë çfarë të dojë”. Ditët e fundit, mori vëmendje komenti i gazetarit Flavio Qarri për veshjen e balerinës, të cilit i bëri përshtypje ngjyra jo e njëtrajtshme e lëkurës së Albës pas rrezeve të diellit dhe masa e fustanit.

Ndaj ka ndarë komentin e tij për këtë çështje në një postim në Instagram ku shkroi: “Kur e ke c*cën e panxirë mirë, por sponsorat të sjellin fustanin e gabuar.”


Shtuar 1.07.2020 06:49