Është i këtij sezoni! Ky frut ju ndihmon të keni dhëmbë të bardha

Vizitat te dentisti duhet të bëhen rregullisht dhe janë të nevojshme për një buzëqeshje sa më të shndritshme.

Por përveç kësaj, ka mënyra të tjera, madje edhe natyrale për të pasur një buzëqeshje më të bardhë.

Ushqimi është një faktor i rëndësishëm. Për shembull, ekziston një frut që përmban ata përbërës që janë një mburojë për kariesin dhe luftojnë pllakën, duke ofruar një buzëqeshje të bardhë dhe vezulluese.

Cili është ky frut? Portokalli!

Lëvoret e portokallit dhe agrumeve të tjera konsiderohen acide. Megjithatë, lëvozhgat e agrumeve përmbajnë variante të vitaminës C, e cila mund të zëvendësojë një zbardhues të fortë të dhëmbëve, duke u dhënë dhëmbëve shkëlqim, ashtu si serumi i vitaminës C që ndriçon lëkurën. Lajini mirë lëvozhgat e portokallit dhe më pas fërkojeni anën e brendshme, të bardhë, në dhëmbë. Kjo do t’ju ndihmojë të luftoni pllakën./albeu.com


Shtuar 9.02.2022 19:09