Shalsi letër Gjanës për incidentin mes tyre
Deputeti i partisë Socaliste, Eduart Shalsi nëpërmjet një letre të hëpur i është drejtuar kreut të këtij komisionit të Veprimtarive Prodhuese Jemin Gjana, ku nënvizon se puna e këtij komisioni përkeqësuar, duke kulmuar me mbledhjet gjate diskutimeve per ligjin mbi Albpetrolin dhe raportimin e Autoritetit Komunikimeve Elektronike dhe Postare ( AKEP ) dhe sidomos ne mbledhjen e fundit.

"Dhe i referohem disa rasteve ku nder me flagranti eshte ai i ne lidhje me privatizimin e “Albpetrolit. Ministria e Ekonomise megjithe premtimin e perfaqesuesit te saj se do ti jepte me shkrim, rregjistruar ky edhe ne procesverbal, nuk ju pergjigj kurre pyetjeve qe ne i adresuam. E ne kete rast nuk mund te le pa permendur sjelljen tuaj, e cila, ne vend se ti sherbente moderimit te diskutimit ne komision, thjesht sa nxiti perfaqesuesit e Ministrise te neglizhonin dhe anashkalonin kerkesat tona. Gjithashtu, i konsideroj aspak normale nderhyrjet tuaja penguese dhe gjoja shpjeguese gjate kohes qe ne kerkonim nga titullari i AKEP-it ti pergjigjej disa pyetjeve per funksionimin e sektorit edhe ne lidhje me nje raport monitorimi shqetesues qe nje kompani ( Cullen International ) e perzgjedhur nga Komisioni Europian kishte bere per Shqiperine”,- thuhet në letrën e Shalsit.

“Do te mjaftonte nje shikim i shpejte i procesverbaleve te mbledhjeve, per te kuptuar lehtesisht nivelin e ulet ne te cilin ka rene puna e ketij komisioni, qe ju kerkoni dhe e keni shnderruar ne nje aneks te qeverise. Nderkohe qe, sipas standarteve me te mira te vendeve te zhvilluara te BE te cilave do te doja ti referohesha, detyra e ketij komisioni parlamentar eshte, nder te tjera, te kerkoje informacion te plote per propozimet qe sjell qeveria si dhe te monitoroje, kontrolloje dhe kerkoje llogari ne punen e ekzekutivit”, vijon më tej deputeti Shalsi ne letrën e tij.
/albeu.com/
Shtuar më 06/05/2012, ora 16:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori