Formacionet e top 5 ekipeve të Serie A, ja si mund të luajnë të mëdhat në sezonin e ri (FOTO LAJM)

Serie A do të startojë më 19 shtator teksa klubet duket se nuk do të shpenzojnë shumë në këtë verë.

Më poshtë mund t’i shikoni formacionet e pesë skuadrave më të mëdha nga Serie A se si mund të luajnë në edicionin 2020/21:

Interi
Antonio Conte deri më tani ka arritur të transferojë vetëm Achraf Hakimin nga Real Madridi, derisa lidhet edhe me marrëveshjet e lojtarëve si, Emerson Palmieri, Olivier Giroud e N’Golo Kante nga Chelsea.

Juventus
Zonja e Vjetër tashmë ka kompletuar transferimin e Arthur Melos nga Barcelona dhe Dejan Kulusevskit nga Parma, e me gjasë nuk do të ndalen me kaq.

Milan
Rossonerët besohet se e kanë kompletuar tashmë transferimin e Sanro Tonalit nga Brescia, mirëpo kanë edhe disa shënjestra për këtë afat.

Napoli
Napolitanët tashmë kanë transferuar Amir Rrahmanin, Osimhenin dhe Petagna Sessionin, ndërsa ende shpresojnë në marrëveshje të tjera.

Roma
Gialorossët tashmë kanë transferuar Pedron nga Chelsea si lojtar i lirë, derisa kompletuan përfundimisht edhe transferimin e Henrikh Mkhitaryanit nga Arsenali.

Kalinic, Zappacosta, Chris Smalling, Defrel Gonalons, Bianda, Fuzato dhe Cetin, kanë përfunduar huazimin.


Shtuar 1.09.2020 15:11